Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për shkak të agjendës së ngarkuar nuk ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesja e komisionit, Hykmete Bajrami, në fillim të mbledhjes.
“MSh është lajmëruar dhe për shkak të agjendës së ngarkuar të ministrit të shëndetësisë, kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, deklaroi ajo.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.