Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës.
Temë diskutimi në këtë takim që do të mbahet online do të jenë masat antiCOVID-19.
Takimi do të mbahet në ora 13:00.
Se Vitia do të takohet me kryetarët e komunave e ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.