UBT News

Viti shkollor përfundon me 2 korrik

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka prezantuar punën që ka bërë prej marsit kur edhe e mori detyrën e udhëheqjes së këtij digasteri.

Ministrja Nagavci njoftoi se vendimi i parë i saj ishte për mësim plotësues dhe ai për organizim të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.

Nagavci ka treguar se viti shkollor do të përfundoj më 2 korrik dhe se testi i maturës do të mbahet me 26 qershor.

“Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin me 10 qershor por përshkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj dhe nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tregoi Nagavci.

Fëmijët e klasave të para dhe të dyta kishin qenë në fokus rreth procesit të mësimit plotësues.

“Vendimi për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje për arritjen e rezultateve si pasoj e pandemisë COVID-19″, tha Nagavci.

Nagavci mes tjerash tregoi se janë në pritje 239 raporte që kërkojnë shqyrtim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, për çka thekson se janë duke u marrë hapa për Agjencinë e Akreditimit rreth ndarjes së lokacionit.

Nagavci gjithashtu shtoi se i kanë filluar edhe procedurat për rekrutimin e stafit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Ndërsa në bashkëpunim me universitetet publike, Nagavci thotë të kenë marrë gjitha masat që kuotat e regjistrimit të studentëve të rinj të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës

Në këtë konferencë, Nagavci foli edhe për statusin e Universitet të Mitrovicës së veriut, për çka tha se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim.

“Sa i përket funksionimit të këtij universiteti mund të them se nuk është legjitim përshkak se nuk hartuar një status në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe nuk është akredituar nga agjencia kosovare e akreditimit. Për këtë arsyeje dhe nuk financohet nga buxheti i Kosovës. Ministria konsideron se kjo çështje duhet të adresohet përmes dialogut me komunitetin serb në Kosovë në kuadër të gjetjes së zgjedhjes për statusin e arsimit në gjuhën serbe dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ”, tha Nagavci./UBTNews

Exit mobile version