Vende të ndryshme rreth botës e kanë mirëpritur Vitin e Ri me fishekzjarre, por turmat ishin të lejuara vetëm në disa shfaqje.
Restriksione të ashpra u vendosën në prag të aktiviteteve për festimin e vitit të ri, teksa disa vende po mundohen ta parandalojnë përhapjen e mëtejme të rasteve.
Bllokimi kombëtar dhe mbyllja e kufijve luftuan COVID-in në Zelandë të Re, prandaj viti i ri u festua si zakonisht.
Shfaqja e fishekzjarreve vazhdoi në Sidnei, por turmat nuk u lejuan të mblidheshin në portin e qytetit për ta shijuar atë./UBTNews