UBT News

Virusi i shtyn Lojërat Aziatike për vjeshtën e ardhshme

Lojërat Aziatike u shtynë për vjeshtën e ardhshme si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, konfirmoi Këshilli Olimpik i Azisë në një deklaratë të martën. Lojërat e 19-ta aziatike me radhë do të mbahen në Hangzhou, Kinë, nga data 23 shtator e deri më 8 tetor të vitit 2023.

Turneu ishte paraparë të mbahej nga data 10-25 shtator këtë vit, por u shtye për shkak të shqetësimeve rreth COVID-19 në vend.

Sipas deklaratës, palët e interesuara, përfshirë këtu Komitetin Olimpik Kinez dhe Komitetin Organizativ të Lojërave Aziatike Hangzhou (HAGOC) mbajtën diskutime për dy muaj për të gjetur një rrugëdalje për lojërat, që nuk do të binte ndesh me ngjarjet e tjera të mëdha sportive ndërkombëtare./UBTNews/

Exit mobile version