UBT News

“Virgjëresha Shqiptare” shkon në Festivalin e Filmit në Varshavë

“The Albanian Virgin” (Virgjëresha Shqiptare)  është filmi shqiptar, që është prezantuar dhe ndjekur në shumë festivale të rëndësishme dhe skena ndërkombëtare.

Në një lidhje nëpërmjet “Skype” regjisori i filmit, Bujar Alimani thotë për “Ditë e Re” në Rtv Ora se së shpejti filmi  do të bëjë premierë edhe për publikun shqiptar, në Tiranë nga mesi i muajit tetor.

"Virgjëresha Shqiptare"  shkon në  Festivalin e Filmit

Po ashtu filmi “Virgjëresha Shqiptare”  do të ketë premierën botërore këtë vit në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar

Bujar Alimani: “Nesër unë nisem drejt Polonisë, në Festivalin e Varshavës. Në mes të tetorit do bëjmë premierë në Tiranë. Fill pas Varshavës i gjithë stafi i filmit vjen në Tiranë.”

Filmi është vendosur në Shqipërinë e viteve 1958 dhe trajton gruan dhe tradita shqiptare.

Filmi flet për gruan shqiptare në thelb. Është një dashuri e ndaluar. Personazhi kryesor i filmit vë të drejtën në vend. Mesazhi i filmit është paqja“, thotë Alimani.

Exit mobile version