UBT News

Viola Davis për rolin si Michelle Obama: Kisha shumë frikë

(L-R): Talent in THE FIRST LADY. Photo credit: Jackson Lee Davis/SHOWTIME.

Edhe një nga aktoret më të njohura në Amerikë ka emocione kur merr rol të ri, veçanërisht kur luan rolin e një prej grave më ikonike të historisë së Amerikës.

Në një diskutim para mediave të mërkurën, aktorja Viola Davis tha roli i saj sikurse Zonja e Parë, Michelle Obama, në serialin “The First Lady” i ngjalli asaj shumë frikë.

“Nuk dëshironi t’i ofendoni me portretizimin tuaj”, deklaroi ajo.

Obama është një nga tri Zonjat e Para që portretizohet në serial. Aty portretizohen edhe Betty Ford nga aktorja Michelle Pfeiffer dhe Eleanor Roosevelt nga aktorja Gillian Anderson.

Si aktorja e vetme që luan rolin e Zonjës së Parë që është ende gjallë, Davis u pyet nëse ndjente presion shtesë duke e ditur se Obama mund të shihte punën e saj. Davis jo vetëm që e pranoi këtë fakt, por edhe tha se “rri zgjuar natën” për shkak të kësaj.

Seriali do të jepet premierë më 17 prill./UBTNews/

Exit mobile version