UBT News

Vinnie Jones do ta luaj rolin e gangsterit shqiptar në serialin “Law and Order”

Aktorin Vinnie Jones do ta shihni në rolin e një gangsteri shqiptar me emrin Albi në sezonin e dytë të serialit “Law and Order: Organized Crime”.

56-vjeçari ishte kthyer në tullac, në mënyrë që t’i përshtatej personazhit gangster në skenat e filmit.

Sipas Deadline, personazhi i Vinnie, Albi Briscu, është mbetja e fundit e një sindikate të krimit evropian të shkollës së vjetër.

Në fillim të këtij muaji, aktori postoi në Twitter një videoklip ku tregoi theksin e personazhit të tij, ndërsa falënderoi fansat e tij për të gjithë mbështetjen e tyre.

Ai tha: Unë jam në Law & Order duke luajtur Albin, shqiptarin lindor.

Duke ndryshuar zërin e personazhit të tij, Vinnie vazhdon: Prandaj më dëgjoni, sigurohuni që ta shikoni shfaqjen. Sepse do të ketë disa pasoja serioze. Mezi po e pres.

Duke u kthyer përsëri në zërin e tij të rregullt, ai përfundoi: Unë kam bërë disa ditë tashmë me Chris Meloni. Ai është absolutisht brilant, absolutisht e do atë.

Futbollisti i kthyer në aktor humbi gruan e tij Tanya në korrik të vitit 2019, kur ajo vdiq tragjikisht pas një beteje gjashtë vjeçare me kancerin.

Në fillim të këtij viti, ai i tha Daily Star : Çdo mëngjes, ngrihem, rregulloj shtratin tim dhe bisedoj pak me Taynan për atë që bëj se më mungon.

Vinnie që atëherë është larguar nga  shtëpia ku jetoi me bashkëshorten dhe tani jeton në një shtëpi pranë miqve të tij të golfit në Liqenin Toluca, duke shtuar se ai mbështetet tek miqtë e tij në këto kohë.

Exit mobile version