UBT News

Vinicius vulos fitoren, Reali eliminon Atleticon

Ka përfunduar super derbi spanjoll mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, ku pas vazhdimeve është mësuar edhe gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Mbretit.

Pas plot 120’ minutave lojë dramatike të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e ka mposhtur Atletico Madridin 3:1.

Fillimisht, ishte Atletico ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, përmes golit të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 19’.

Ndërkaq, Reali e gjeti golin e barazimit në minutën e 79’ me një super gol të Rodrygos, kurse kaloi në epërsi prej 2:1 në vazhdime, respektivisht në minutën e 104’.

Kampioni evropian nuk e la me kaq, ku e vulosi fitoren me golin Vinicius Junior, i cili shënon në minutën e 120+1’ për 3:1.

Me këtë fitore, Reali eliminon Atleticon në çerekfinale dhe vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Exit mobile version