UBT News

Vinicius: U munduan të më diskreditonin, por jam më i miri në botë!

Vinícius Júnior ka marrë hak për punën e tij të palodhur. Pas zhgënjimit që nuk e fitoi “Topin e Artë”, ylli brazilian është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2024 nga FIFA. Ky është një kurorëzim i merituar për 24-vjeçarin, i cili udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës gjatë vitit që po lëmë pas.

Në rrjetet sociale, Vinicius e festoi këtë sukses me një mesazh të fuqishëm: “VENI, VIDI, VICI. Sot shkruan ai djaloshi që ka parë shumë idhuj duke ngritur lart këtë trofe… dhe tani është i tij. Ose më mirë të them, ka arritur momenti im. Është momenti ta them… po, jam lojtari më i mirë në botë dhe kam luftuar shumë për këtë.”

Duke reflektuar për rrugëtimin e tij, Vinicius vazhdoi: “Provuan dhe u munduan të më diskreditojnë, të më nënçmojnë. Askush nuk mund të më tregojë se për kë duhet të luftoj, se si duhet të sillem. Kur isha në ‘São Gonçalo’, sistemi nuk brengosej për mua dhe unë pothuajse u gëlltita prej tij. Kam fituar për mua, për familjen time, duke gjetur mbështetje në çdo hap të këtij udhëtimi të gjatë: Flamengo, Real Madrid, Kombëtaren braziliane, qindra bashkëlojtarë të skuadrës në rrugëtimin disavjeçar… personat që më shoqërojnë çdo ditë, njerëzit që më admirojnë. Jam më i miri i botës.”

Kjo fitore është jo vetëm një shpërblim për përpjekjet dhe sukseset e tij, por edhe një mesazh për ata që dyshuan në potencialin e tij./UBTNews/

 

Exit mobile version