Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është përfshirë në një incident pas përfundimit të ndeshjes së fundit, ku dyshohet se ka shtyrë një zyrtar të La Liga-s në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.
Sipas gazetarit Marcos Benito të emisionit sportiv “El Chiringuito TV”, ngjarja ka ndodhur derisa braziliani po largohej nga fusha.
Pas incidentit, Vinicius ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, duke kërkuar falje para bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të Real Madridit.
“Vinicius kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoi veprimet e tij”, ka deklaruar gazetari Marcos Benito.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse sulmuesi brazilian do të përballet me një suspendim prej dy ndeshjesh, që mund ta lërë jashtë përballjeve ndaj Sevillas dhe Barcelonës.
D.L
