Aktori amerikan, Vin Diesel i ka kërkuar kolegut të tij, aktorit amerikan, Dwayne Johnson, t’i bashkohet serialit “Fast & Furious” për sezonin e dhjetë dhe të fundit. Ftesa e tij erdhi pas një përplasjeje mes tyre.
Në një postim në Instagram, Vin tha se “The Rock” ka një rol të rëndësishëm, duke shtuar se atë rol s’mund ta luajë askush tjetër përpos tij.
The Rock (Dwayne Johnson) iu bashkua “Fast & Furious” si agjenti Hobbs në sezonin e pestë në vitin 2011 – por 49-vjeçari nuk u shfaq në filmin e fundit dhe deklaroi se nuk do të shfaqet as në filmat e ardhshëm.
Vin Diesel u shkroi 76 milionë ndjekësve të tij se donte të përmbushte premtimin e tij për një fund të përsosur për “Pablon” – duke iu referuar kolegut të tij të ndjerë, Paul Walker, i cili vdiq në vitin 2013./UBTNews