UBT News

Videoja kap momentin kur turistët goditen nga orteku në malet Tian Shan të Kirgistanit

Një grup turistësh që ecnin në malet Tian Shan të Kirgistanit të premten i mbijetuan një orteku të madh që përfshiu malin. Një nga turistët, britaniku Harry Shimmin ia doli të realizonte një video para se bora ta përfshinte malin.

Sapo kishte arritur në pikën më të lartë të udhëtimit, Shimmin u shkëput nga grupi për të fotografuar peizazhin kur papritmas dëgjoi “tingullin e akullit të thellë që kërciste pas tij”, sipas mbishkrimit të videos, të cilën ai e postoi në Instagram.

“E lashë në sekondën e fundit për të lëvizur, dhe po e di që do të ishte më e sigurt të shkoja në strehë menjëherë”, ka shkruar ai në postim.

Grupi përbëhej nga nëntë turistë britanikë dhe një amerikan, plus tre udhërrëfyes dhe dy kalorës./UBTNews/

Exit mobile version