Një oficer policie në Florida është nën hetim pasi ai u filmua duke kapur nga fyti një police femër kur ajo u përpoq ta largonte atë nga një i dyshuar i prangosur.
Oficeri Christopher Pullease, 46 vjeç, akuzohet se ka sulmuar oficeren 28-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet me dije, jashtë një dyqani.
Gjithçka ndodhi kur policët arrestuan një burrë për dhunë, pasi kishte grushtuar disa persona brenda dyqanit.
Pamjet e kamerës së trupit, të cilat u publikuan vetëm javën e kaluar, treguan Pullease duke ecur drejt të dyshuarit ndërsa oficerët po përpiqeshin ta fusnin atë në makinën e policisë.
Pullease dyshohet se u përkul në makinë, nxori sprajin e tij me piper dhe ia drejtoi të dyshuarit ndërsa ai fliste me të.
Policja femër papritmas vrapoi dhe tërhoqi Pullease në një përpjekje për ta larguar atë nga i dyshuari, tregon videoja e kamerës së trupit.
Sipas pamjeve, Pullease e kapi oficeren për fyti dhe e shtyu drejt një makine tjetër patrullimi.
Shefi i policisë së Sunrise, Anthony Rosa e përshkroi sjelljen e Pullease si “të neveritshme”.
Shefi e publikoi videon pa asnjë audio dhe nuk pranoi të zbulonte se çfarë i kishte thënë Pullease të dyshuarit të prangosur.
Rosa tha se Pullease përshkallëzoi atë që duhet të ishte një situatë e qetë me të dyshuarin.
“Më duket e papërshtatshme dhe joprofesionale, sepse ai e përshkallëzoi situatën kur në të vërtetë kërkohej qetësi,” tha shefi.
Ai lavdëroi policen femër, e cila ka vetëm 2 vjet e gjysmë në departament, për ndërhyrjen.
Pullease është caktuar të punojë në tavolinë mes hetimeve në vazhdim dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.
https://players.brightcove.net/4137224153001/6aIMRO3kiI_default/index.html?videoId=6292237276001