UBT News

Video/ Cagliari befasohet në fund nga Venezia, ende pa fitore në Serinë A

Një Cagliari që nuk di të fitojë ende. Edhe pse me Mazarrin tani në stol, sardët nk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Venezias në shtëpi duke mbetur ende te zero fitore në kampionatin italian edhe pse kanë kaluar 7 javë.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 19’ me Keita Balde dhe tentuan të menaxhonin ndeshjen por Venezia pas shumë insistimeve në fund në minutën e 92’ u shpërblye me një gol dhe 1 pikë si trofe.

Për Mazzarrin dhe Cagliarin duhet të presin tashmë pas ndeshjeve të kombëtareve për të tentuar një fitore të parë në Serinë A.

https://player.streamkora.com/player/html/Fj5vDBRGXJ4qG?popup=fromblocked&autoplay=1

Exit mobile version