Ish-studentja e Psikologjisë në UBT, Kaltrina Rrafshi, së bashku me Prof. Dr. Denis Çelçima, Dekane e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, dhe bashkëautoret Drenushë Krasniqi dhe Elona Sopa, kanë publikuar artikullin shkencor me titull: “Analysis of Indicators of Loneliness and Their Relationship with Physical Activity Levels in Kosovo” në revistën prestigjioze KOSALB International Journal of Human Movements Science, e indeksuar ndërkombëtarisht.
Ky studim ka një rëndësi të veçantë pasi trajton fenomenin e vetmisë tek të rriturit në Kosovë, duke analizuar dallimet sipas gjinisë, vendbanimit, statusit martesor dhe stilit të jetesës. Përveç kësaj, studimi hedh dritë mbi lidhjen mes nivelit të aktivitetit fizik dhe përjetimit të vetmisë, duke theksuar ndikimin që aktiviteti fizik mund të ketë në mirëqenien psikologjike dhe sociale të individëve.
Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore perspektivën psikologjike dhe atë të shëndetit publik, duke krijuar një pasqyrë të qartë mbi faktorët që lidhen me ndjenjën e izolimit dhe mënyrat e mundshme të parandalimit të saj. Ky punim përbën një kontribut të rëndësishëm për literaturën shkencore në Kosovë dhe njëkohësisht forcon pozitën e UBT-së si institucion lider në kërkime shkencore me ndikim praktik dhe shoqëror.
Publikimi i këtij artikulli është dëshmi e angazhimit të UBT-së në promovimin e kërkimit shkencor cilësor, duke inkurajuar studentët dhe stafin akademik të kontribuojnë në zhvillimin e dijes dhe zgjidhjen e sfidave që prekin shoqërinë tonë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun zyrtar të revistës: Publikimi