Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar Ambasadës Gjermane në Kosovës, e cila tha se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
“E nderuar Ambasadë e Gjermanisë në Kosovë. Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja Vetëvendosje me një fotografi nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com”, ka shkruar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook.
Sipas zëdhënësit Manxhuka, është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme.
“Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”, shkruan ai.
Ambasada e Gjermanisë shpreh shqetësimin e saj siç thuhet nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Gazivodës një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare.
Viktime, mërgimtari 33-vjeç, të dielën kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit, por që nuk arriti dalë nga uji. Gjatë tri ditëve të kërkimeve intensive nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat, derisa sot në mëngjes në këtë operacion zbarkoi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).