Veteranët e Kosovës në futboll përballen më ata të Shqipërisë dhe Greqisë në ditën e pavarësisë.
Liga e Veteranëve të futbollit kosovar së bashku me tifo-grupin dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës organizojnë turne në futboll, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
Në këtë turne do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë.
Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.
Ky është orari i ndeshjeve:
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).
Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).