UBT News

​Vetëplagosje aksidentale me armë zjarri, arrestohen dy persona në Vlorë

Sot, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi O. A. (36), banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, si dhe nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., (42), banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen, raporton KosovaPress.

O. A. Dhe G.M. akuzohen për veprat penale armëmbajtja pa leje, moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia e Shtetit po punon për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./D.B/KP

Exit mobile version