UBT News

Vetëm 8.5% e punëtorëve të pallatit Buckingham janë me ngjyrë

Pallati Buckingham e ka pranuar se familja mbretërore nuk është diverse mjaftueshëm, në raportin vjetor financiar.

Në raport thuhet se vetëm 8.5% e punëtorëve në këtë familje mbretërore janë me ngjyrë – e targeti është që deri në vitin 2022 të punësohen 10%.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, 14% e popullsisë së Anglisë dhe Uellsit është me ngjyrë. E në Skoci 4% janë me ngjyrë.

Sipas këtij raporti, familja mbretërore ka punuar në këtë aspekt, pas akuzave të Dukës dhe Dukeshës së Sussex për racizëm brenda familjes mbretërore, akuza këto që rrodhën në fillim të këtij viti.

Harry dhe Meghan, në intervistë që u realizua nga Oprah Winfrey në muajin mars, thanë se para lindjes së Archie, në pallat kishin ngritur “shqetësime” rreth ngjyrës së foshnjes.

Pas këtyre deklaratave, Pallati Buckingham lëshoi ​​një reagim në emër të Mbretëreshës duke thënë se këto deklarata janë “shqetësuese” dhe se “ato po trajtohen shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht”.

Ndonëse Harry dhe Meghan folën rreth kësaj çështje, ky raport i atribuohet vetëm stafit mbretëror.

Granti Sovran është llogaria e shpenzimeve të Mbretëreshës për aktivitetet mbretërore, udhëtimet, mirëmbajtja e pallatit dhe shpenzimet rreth personelit. Po ashtu përfshihet edhe një shumë e caktuar për riparimin e Pallatit çdo dhjetë vjet./UBTNews

Exit mobile version