UBT News

Vetëm 2 milionë euro, kaq kërkon Barcelona për Depayn

Siç bëhet e ditur nga “Diario Sport”, Barcelona po synon ta shesë sulmuesin holandez, Memphis Depay, dhe atë për një shumë tejet simbolike.

Për të gjitha klubet të cilat do të jenë të interesuara në shërbimet e Depay, Barcelona do të kërkojë vetëm dy milionë euro dëmshpërblim.

Barça dëshiron ta largojë Depayn gjatë muajit janar, por thuhet se asnjë skuadër nuk dëshiron të paguajë aq para për holandezin.

Depay kaloi te Barcelona në verën e vitit 2021, ku që nga ajo kohë të bëjë 41 paraqitje për gjigantin katalunas, duke regjistruar 14 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version