UBT News

Vetëm 16 ditë në detyrë, Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqje nga postet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit, raportoi të hënën mbrëma “Sky Sport Italia”.

Dyshja largohet vetëm 16 ditë pasi mori detyrat në federatë. Maldini ishte emëruar drejtor teknik me misionin për të riorganizuar dhe rikthyer stabilitetin në përfaqësuesen italiane, ndërsa Leonardo shërbente si këshilltar i tij.

Vendimi për dorëheqje erdhi menjëherë pasi ish-mesfushori i Italisë, Andrea Pirlo, bëri të ditur se nuk ishte më kandidat për postin e përzgjedhësit të “Azzurrëve”.

Sipas raportimeve, Pirlo ishte kandidati i preferuar i Maldinit për të marrë drejtimin e kombëtares, pasi Pep Guardiola kishte refuzuar ofertën e Federatës Italiane të Futbollit.

Pas largimit të Maldinit dhe Leonardos, mediat italiane raportojnë se Roberto Mancini është favoriti kryesor për t’u rikthyer në stolin e Italisë.

D.L

Exit mobile version