Tre persona janë lënduar sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.