Tre persona janë lënduar në një vetaksident që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në magjistralen Rahovec-Malishevë. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili potencoi se shkaku i aksidentit është mospërshtatja e kushteve klimatike.
“Ka ndodhur një vetaksident ku janë lënduar tre persona. Ata janë transferuar në Spitalin e Gjakovës. Hetimet e trafikut janë në vendin e ngjarjes. Shkaku i aksidentit është mospërshtatja e kushteve klimatike”, ka thënë Gjurkaj./UBTNews