UBT News

Vetaksident me dy të lënduar në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë ka ndodhur një vetaksident në të cilin janë lënduar dy persona.

Lajmin për UBTNews e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për Prishtinën.

Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, tha Ahmeti. /UBTNews/

Exit mobile version