Gjatë ditës së sotme në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë ka ndodhur një vetaksident në të cilin janë lënduar dy persona.
Lajmin për UBTNews e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për Prishtinën.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, tha Ahmeti. /UBTNews/