Makinat kanë arritur të kalojnë me vështirësi në autostradën Shqipëri-Kosovë të hënën pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe gurëve.
Vështirësi e kalimit të mjeteve u raportua dhe përgjatë rrugës Kukës-Tunel i Kalimashit.
Dheu dhe gurët duket se kanë rrëshqitur nga të dy anët e rrugës, duke shkaktuar vonesë në udhëtimin e qytetarëve.
E njohur ndryshe si “Rruga e Kombit” autostrada prej 170 kilometra përdoret nga mijëra makina që udhëtojnë përgjatë dy anëve të kufirit.