Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku diskutoi me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike dhe dëmet që i kanë pasur nga pandemia.
Veseli u shpreh se ne si obligim moral e kemi që të konsumojmë sa më shumë prodhime vendore.
“Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga sitata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore.”, shkroi Veseli në Facebook./UBTNews