“A po gëzohesh?”, ky është titulli i këngës së Vesa Smolicës me të cilën konkurron në edicionin e këtij viti të “Këngës Magjike”. Ajo prezantoi këngën e saj në emisionin “E diela shqiptare”.
Kënga është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, me tekst të Aida Barakut, ndërsa orkestrimit nga Darko Dimitrov.
Për dukjen elegnate të Vesës ishte kujdesur stilisti Egzon Kazagiqi si dhe Henri Gjata e Sezer.
Vesa thotë se ka dashur prej kohësh të ishte pjesë e “Këngës Magjike”, por ka qenë në pritje të një materiali dinjitoz.
“A po gëzohesh” me të drejtë konsiderohet një prej këngëve më të bukura dhe favorite për të rrëmbyer çmimin kryesor këtë vit në “Kënga Magjike”.