UBT News

Veprat e Pablo Picasso-s shiten mbi 110 milionë dollarë në ankand në Las Vegas

Një koleksion prej 11 veprash të Pablo Picasso-s janë shitur mbi 110 milionë dollarë pasi u ekspozuan për disa vjet në një restorant në Las Vegas.

Ankandi i Sotheby u mbajt më 23 tetor në hotelin Bellagio në Las Vegas, ku pikturat po shfaqeshin për disa vjet, dy ditë para ditëlindjes së 140-të të artistit spanjoll.

Pesë nga pikturat ishin varur në muret e restorantit të bukur të Bellagio, Picasso. Restoranti do të vazhdojë të shfaqë edhe 12 vepra të tjera të artistit Picasso.

Piktura më e shtrenjtë ishte ajo e vitit 1938, “Femme au beret rouge-portokalli”, e të dashurës dhe muzës së Picasso-s, Marie-Therese Walter, e cila u shit për 40.5 milionë dollarë.

Romanca e artistit spanjoll me Walter zgjati nga fundi i vitit 1920 deri në vitin 1930, dhe ata u bënë me një vajzë në vitin 1935, të cilën e pagëzuan me emrin Maya.

Portretet që Picasso i realizoi dedikuar Walterit karakterizohen nga ngjyra të gjalla dhe një ndjenjë intimiteti./UBTNews

Exit mobile version