UBT News

“Venom” kryeson me 90 milionë dollarë këtë fundjavë

“Venom: Let There Be Carnage” arriti shifrën 90.1 milionë dollarë në debutimin e tij, duke vendosur një rekord të ri të filmave të lansuar gjatë pandemisë, transmton UBT News.

Kjo u cilësua një rezultat mbresëlënës, që siguron sado pak shpëtim për kinematë dhe (edhe një herë) dëshmon fuqinë e Marvel në arkë!

Në vendet tjera, “Venom: Let There Be Carnage” u hap në Rusi me 13.8 milionë dollarë. Filmi do të shfaqet në Amerikën Latine javën e ardhshme para se të zbarkojë në shumicën e tregjeve kryesore ndërkombëtare.

“Venom 2” vazhdoi të njejtin trend: 62% e blerësve të biletave ishin meshkuj dhe 55% ishin nën moshën 25-vjeçare./UBTNews

Exit mobile version