Venediku duhet të futet në listën e “trashëgimisë së rrezikuar” të organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO, rekomandojnë këshilltarët e kësaj trupe, për shkak të kërcënimeve me të cilat po përballet ky qytet.
Rekomandimi apo draft-vendimi është marrë të hënën, pas hartimit të raportit vjetor rreth ruajtjes së tij. Vendimi final do të merret nga Komiteti i Trashëgimisë Kulturore.
Sipas raportit, një nga ato kërcënime janë anijet e lundrimit të cilat po vazhdojnë të lëvizin në lagunë, duke lundruar nëpër qendrën historike të qytetit, megjithë vendimin e qeverisë italiane që ato të ndalohen.
Komiteti i trashëgimisë gjithashtu theksoi se “problemet thelbësore mbeten të pazgjidhura” në Venedik./UBTNews