Venecia ka lansuar një platformë online që lejon vizitorët të paguajnë tarifën e shumë debatuar të hyrjes, e cila do të hyjë në fuqi në fund të prillit dhe do të zbatohet në ditë të caktuara kur qyteti pritet të jetë më i ngarkuari.
E nisur në janar, platforma e para notimit dhe pagesave të biletave në internet i lejon vizitorët të shkarkojnë një kod QR që garanton se ata kanë paguar tarifën.
Është një tarifë që ende po debatohet ashpër dhe duhet të aplikohet në ditët kur Venecia është më e mbushur me njerëz.
Ajo do të jetë në fuqi për 29 ditë, nga 25 prilli deri më 5 maj, siç njoftoi kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro në fund të nëntorit. Pas kësaj, do të zbatohet për të gjitha fundjavat deri në mes të korrikut, me përjashtim të 1 dhe 2 qershorit.
Tarifa mund të paguhet në faqen e internetit: cda.veneziaunica.it. Pasi paguajnë 5 euro, turistët marrin një kod QR dhe e shkarkojnë në celularin e tyre.
Skema nuk vlen për mysafirët që kalojnë natën në qytet, për banorët vendas ose për njerëzit që udhëtojnë çdo ditë në Venecia për punë. Përjashtohen gjithashtu fëmijët nën 14-vjeç.
Të gjithë ata që vendosin të vijnë në Venecia pa paguar tarifën rrezikojnë një gjobë nga 50 deri në 300 euro.
Qëllimi i tarifës, e cila u prezantua zyrtarisht në shtator pas shumë vitesh diskutimesh, është të parandalojë që turizmi masiv t’i shkaktojë Venecias edhe më shumë dëme se më parë.
E vonuar dhe ulur disa herë, tarifa prej 5 euro në ditë të caktuara është ulur nga shuma prej 10 euro e propozuar më parë nga disa zyrtarë, duke kërkuar që një rregull i tillë të jetë në fuqi gjatë gjithë vitit.
Pesë milionë njerëz e vizitojnë Venedikun çdo vit. Në kulmin e sezonit turistik, shpesh ka mbi 100.000 turistë në qytet në çdo kohë të caktuar, të cilët e tejkalojnë numrin e popullsisë me të paktën 50 për qind.
Disa ekspertë e shohin me skepticizëm vendosjen e tarifës dhe besojnë se kjo nuk do të reduktojë ndjeshëm fluksin e turistëve në Venecia.
Ata besojnë se turistët nuk duhet t’i pengojë të vijnë në Venecia me një tarifë prej 5 eurosh, duke qenë se tashmë kanë vendosur të shpenzojnë qindra euro për udhëtime dhe qëndrime në qytet.
Për shembull, tarifa është e vogël në krahasim me tarifën zyrtare për gjysmë ore shëtitje me gondolë në mbrëmje, e cila tani është 100 euro.