UBT News

Vendimi i UEFA-së: Rumania merr tri pikë në tavolinë pas ndeshjes me Kosovën

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua së fundmi. Shtëpia evropiane e futbollit ka vendosur që të japë tri pikë për Rumaninë në tavolinë, pas incidentit të ndodhur në fund të ndeshjes, kur lojtarët e Kosovës braktisën fushën për shkak të thirrjeve të tifozëve rumunë.

Në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit të situatës, UEFA ka dhënë gjithashtu një dënim për Kombëtaren e Kosovës, duke e gjobitur me një shumë prej 6,000 eurosh për sjelljet e papërshtatshme të ekipit gjatë dhe pas incidentit.

Nga ana tjetër, Federata Rumune është dënuar më rëndë. Ata do të paguajnë një gjobë prej 111,000 eurosh për shkelje të rregullave të disiplinës, përfshirë thirrje raciste, ksenofobe dhe diskriminuese nga tifozët, transmetim të mesazheve politike, hedhje të objekteve dhe fishekzjarrëve, përdorim të laserëve, pengim të himnit dhe bllokim të rrugëve publike. Po ashtu, federata rumune do të luajë ndeshjen e ardhshme pa praninë e tifozëve të saj, si masë disiplinore shtesë.

Ky vendim i UEFA-së është një përgjigje ndaj sjelljeve të papranueshme që ndodhen gjatë ndeshjes dhe ka për qëllim të ruajë integritetin dhe respektin për sportin./UBTNews/

Exit mobile version