UBT News

Vendimi i PDK-së për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje gëzon mbështetjen e Klubit të Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve e përkrah vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas Klubit të Prodhuesve, miratimi i këtij projektligji është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese tashmë për një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare.

“Bizneset kosovare janë duke pritur votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, që nga korriku kur është bërë miratimi i tij nga Qeveria e Kosovës. Prandaj, Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, duke mos humbur më kohë e cila po ju kushton mjaftë shumë bizneseve të vendit”, thuhet në njoftimin e tyre./UBTNews

Exit mobile version