Kina, kombi më i populluar në botë ka linjën hekurudhore më të madhe dhe më të shpejtë në botë.
Jo më pak se 37,900 kilometra, linja përshkon gjithë vendin, duke lidhur të gjitha qytetet kryesore.
Gjysma e linjës hekurudhore është përfunduar në pesë vitet e fundit, raporton CNN.
3,700 kilometra të tjera, do të hapen në muajt e ardhshëm të 2021.
Linja pritet të dyfishohet në gjatësi, rreth 70,000 kilometra, deri në vitin 2035 me shpejtësi maksimale që shkon deri më 350 kilometra në orë.
Spanja, e cila ka rrjetin më të madh hekurudhor të Evropës me shpejtësi të lartë zë vendin e dytë në rang global.