Disa shtete në Evropë dhe Australia janë në krye të listët së sistemit shëndetësor ndërkombëtar, sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Commonwealth Fund.
Në krye të listës ishte Norvegjia, e ndjekur nga Holanda dhe në vendin e tretë, Australia.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik ishte i pari në listë, herën e fundit që u krye ky studim në vitin 2017, por tashmë ai gjendet në vendin e katërt.
Sistemi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara ishte i fundit, një rang në listë që ky vend e ka siguruar që nga viti 2004, kur ky studim mes 11-shtetesh me nivel të lart jetese u bë për herë të parë.
Cilat shtet u përfshinë në raport?
Raporti “Mirror, Mirror” report që u publikua javën e shkuar shqyrtojë performancën e sistemeve shëndetësore të: Australisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuara dhe SHBA-së.
Në përgjithësi, shtetet që performuan më mirë ishin ato që ulnin kostot e shëndetësisë për pacientët, duke përmendur shembullin e Gjermanisë që hoqi tërësisht koston për vizitat tek mjeku në vitin 2013, apo edhe shembujt e Norvegjisë e Zvicrës që kanë vendosur një pagesë maksimale e cila nuk duhet kaluar për sa i përket shpenzimeve mjekësore.
Edhe pse sistemi britanik është më i përballueshmi – NHS ofron një sistem universal që është kryesisht falas – rezultati i tyre u ul si pasojë e kohës së gjatë të pritjes për të marrë një trajtim.
Vendet në krye të listës si Norvegjia dhe Holanda morën pikë të shumta si pasojë e shpejtësisë në shërbim që ata ofrojnë në sistemet e tyre.
Raporti gjithashtu zbuloi se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në sistemin shëndetësor u rrit në Mbretërinë e Bashkuar.
Amerikanët, Britanikët dhe Suedezët u renditën lartë për procesin e tyre të përkujdesjes dhe masat preventive si mamogramet dhe gripet sezonale.
Sidoqoftë, raporti e vendosi SHBA-në në vend të fundit në çdo kategori tjetër. Rezultatet e sistemit amerikan ishin aq mbrapa vendeve të tjera sa që autorët e raportit u detyruan të ndryshonin mënyrën se si llogarisnin performancën mesatare te vendeve.
Edhe pse SHBA paguan më tepër për sistemin shëndetësor në varësi të GDP-së, ky shtet kishte gjithashtu nivelet më të larta të vdekjes së nënave dhe vdekjeve që mund të ishin evituar, në krahasim me 10 vendet e tjera.
Sipas raportit, Amerikanët gjithashtu ishin më të sëmurët në listë dhe jetëgjatësia e tyre po bëhej gjithnjë e më e shkurtër.
Si përfundim, vendet me sistemin shëndetësor më të mirë ishin ato që investonin në shërbimet sociale si kujdesi për fëmijët, transporti, siguria komunitare, strehimi më i mirë dhe benefite më të mira në punë, gjëra të cilat raporti zbuloi se kontribuojnë në “një popullsi më të shëndetshme”.