Lituania, Estonia, Letonia dhe Polonia kanë bërë thirrje që sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen nga çdo ngjarje sportive, kjo përderisa lufta në Ukrainë të vazhdojë.
Katër vendet, që kufizojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, kanë qenë mbështetës të fortë të Ukrainës dhe ndër të parat që dërguan armë pas pushtimit të Moskës pothuajse një vit më parë.
Ata kanë shprehur frikën se mund të kërcënohen nga Rusia nëse kjo e fundit lejohet të fitojë në Ukrainë.
Deklarata e sotme, e lëshuar nga Lituania në emër të tyre, vjen pas njoftimit të djeshëm të Letonisë se do të bojkotonte Lojërat Olimpike dhe kualifikueset e vitit 2024 nëse përfshihen atletët rusë dhe bjellorusë.
Atletët nga Rusia dhe fqinji i saj Bjellorusia, që ndihmuan pushtimin e Ukrainës janë përjashtuar nga shumë gara ndërkombëtare që atëherë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se po shqyrton një mënyrë që atletët nga të dy vendet të jenë në gjendje të marrin pjesë si konkurrentë “neutralë” në Lojërat 2024 në Paris./UBTNews/