Lazio sonte luan me Atalantan në kuadër të Kupës së Italisë. Vedat Muriqi në këtë ndeshje është titullar, shkruan Reporteri.net.
Sulmuesi kosovar pati merita të mëdha në arritjen e Lazios në çerekfinale pasi shënoi gol në rundin e kaluar në ndeshjen kundër Parmës.
Trajneri i Lazios, Inzaghi i ka besuar Muriqit rolin e titullarit për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Atalantas, e cila fillon nga ora 17:45.
Më poshtë keni formacionet zyrtare:
ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Djimsiti, Romero, Palomino; Maehle, Freuler, Pessina, Gosens; Malinovskyi, Miranchuk; Muriel.
LAZIO (3-5-2): Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic, Escalante, Akpa Akpro, Fares; Pereira, Muriqi.