Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe njëherësh lojtari i skuadrës italiane Lazio, Vedat Muriqi, nuk do të jetë pjesë e ekipit italian për ndeshjen e sontme në Champions League.
Ndeshja e cila luhet në gjermani, ndaj Borussia Dortmund, e vlefshme për xhiron e katërt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, do të jetë e nivelit tjetër dhe do të vendosë se kush do t’i prijë tabelës në grupin F, e që momentalisht i prinë Borussia Dortmund me 9 pikë.
Por me skuadrën e Lazios, nuk do të jetë sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, i cili ende nuk e ka gjetur rrugën për tek goli i parë. Ai ka pësuar një lëndim që do e mbajë atë jashtë fushave të blerta edhe për një javë.
Si do që të jetë, Simone Inzaghi, ka emra të tjerë që mund ta zëvendësojnë sulmuesin shqiptar si: Immobile, Caicedo, e Correa, që do t’i shkaktojnë probleme skuadrës së Dortmundit./UBTNews