UBT News

Vedat Muriqi feston ditëlindjen, Mallorca e uron si golashënues historik në La Liga

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, feston sot ditëlindjen e tij të 32-të. I lindur më 24 prill 1994 në Prizren, Muriqi është kthyer në një nga sulmuesit më të rëndësishëm shqiptarë në futbollin evropian, falë paraqitjeve të tij me RCD Mallorca në La Liga.

Klubi spanjoll e ka uruar sulmuesin me një mesazh të veçantë, duke e vlerësuar kontributin e tij historik.

“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në LaLiga. Urime, pirate”, thuhet në urimin e Mallorcas për Muriqin.

Muriqi po vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke ndihmuar klubin në garën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.

Sipas statistikave të deritanishme në La Liga, ai renditet ndër golashënuesit më të mirë të sezonit me 21 gola të shënuar, vetëm tre më pak se Kylian Mbappé i Real Madrid.

Ndërkohë, në mediat sportive është raportuar se e ardhmja e tij mund të sjellë ndryshime, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shprehur edhe Fenerbahçe S.K.

Exit mobile version