UBT News

Vdiq ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer

Ka vdekur në moshën 18-vjeçare ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer, e cila njihej si “Dee”.

Siç raportohet në mediat e huaja, dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e ka konfirmuar i ati i saj, Raheem Alla.

“Dua t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen ndaj vajzës sime. Fatkeqësisht ajo s’është më me ne”, deklaroi ai krahas fotografisë.

Dazharia, e cila ishte me prejardhje nga Luiziana, u bë një figurë e rëndësishme në TikTok, ku kishte mbi 1.4 milion ndjekës./UBTNews

Exit mobile version