UBT News

Vdiq ylli i Bollywood-it, Dilip Kumar

Ylli i Bollywood-it, Dilip Kumar, një nga figurat më të dashura në kinematë indiane, ka vdekur të mërkurën në moshën 98-vjeçare.

Gjenerata të tëra e kanë njohur atë përmes roleve në filmat sikurse “Devdas”, “Naya Daur”, “Ganga Jamuna” dhe shumë të tjerë. Ai u paraqit edhe në disa role tragjike, madje njihej edhe si “Mbreti i tragjedisë”.

Kumar ishte shtrirë në spital në fillim të qershorit, më vonë u lirua, pastaj ishte dërguar sërish në spital. Më 5 korrik, vetëm dy ditë para vdekjes së aktorit, gruaja e tij, Saira Banu Khan, shkroi një postim në Twitter përmes llogarisë së aktorit ku tha se është më mirë.

Ata nuk kishin fëmijë./UBTNews

Exit mobile version