UBT News

Vdiq Walter Smith

Rangers njoftoi për vdekjen e ish-menaxherit Walter Smith në moshën 73-vjeçare. Smith, i cili mori drejtimin e Evertonit dhe Skocisë, fitoi 21 trofe gjatë dy periudhave në krye të Ibrox. Ai konsiderohet menaxheri i dytë më i suksesshëm i Rangers, pas Bill Struth.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e ish-menaxherit, kryetarit dhe legjendës së klubit, Walter Smith”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për katër vjet drejtoi Evertonin dhe për dy të tjera drejtoi ekipin e Skocisë para se të kalonte te klubi i Glasgow./UBTNews

Exit mobile version