UBT News

Vdiq supermodelja ikonike gjermane

Tatjana Patitz, një prej modeleve nga një grup supermodelesh të famshme që zbukuronin kopertinat e revistave në vitet 1980 dhe 1990, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Lajmi për vdekjen u konfirmua nga agjentja e saj, Corinne Nicolas. Ajo njoftoi se Patitz vdiq si pasojë e kancerit të gjirit.

Patitz, e cila ka lindur në Gjermani, e rritur në Suedi dhe më vonë u zhvendos në Kaliforni, njihej si pjesë e një numri elitar supermodelesh “origjinale”, duke u shfaqur në videon e George Michael, “Freedom ’90” së bashku me yjet Christy Turlington, Linda Evangelista, Naomi Campbell dhe Cindy Crawford.

Ajo ishte e preferuara e fotografit të modës Peter Lindbergh, i cili theksoi bukurinë e saj natyrale në foton e tij të famshme të vitit 1988, “White Shirts: Six Supermodels, Malibu” dhe për kopertinën e British Vogue në vitin 1990./UBTNews/

Exit mobile version