Ka vdekur në moshën 87-vjeçare shkrimtarja e mirënjohur amerikane, Joan Didion. Ajo ishte shkrimtare, eseiste dhe noveliste e mirënjohur, e cila famën e arriti në vitet 1960.
Didion dha një kontribut të pashoq edhe lëvizjen e Gazetarisë së Re, në vitet 1960 dhe ’70, dhe e filloi karrierën me artikuj në revistën Life dhe në revista të tjera, me shkrime rreth trazirave në epokën e pasluftës.
Gjatë karrierës së saj të bujshme, ajo botoi vëllime të shumta me ese, libra, kujtime, romane dhe skenarë./UBTNews