Regjisori Peter Brook, prodhimet e të cilit transformuan teatrin e viteve të ’20-ta, ka vdekur në moshën 97-vjeçare, njoftoi shtëpia botuese, Nick Hern Books.
“Ne ishim të nderuar që ishim publikuesi i Peter në 20 vitet e fundit, duke ndarë mençurinë dhe njohuritë e tij me botën”, shkroi shtëpia botuese në Twitter të dielën
“Ai la pas një trashëgimi të pasur artistike”, thuhet tutje në njoftim.
Fëmijët e tij Simon dhe Irina, të cilët të dy janë gjithashtu regjisorë, konfirmuan vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale. Djali i tij tha se e ndjen veten si personi më me fat në botë që ka pasur një baba kaq të mrekullueshëm dhe të dashur.
I lindur në Londër në vitin 1925, Brook bëri debutimin e tij si regjisor në fillim të viteve 1940./UBTNews/