Leonardo Del Vecchio, pronari i kompanisë prodhuese të syzeve, EssilorLuxottica (ESLOF) dhe një nga figurat më të pasura të Italisë, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, njoftoi kompania e tij të hënën.
“EssilorLuxottica me trishtim njofton sot se kryetari i saj ka ndërruar jetë”, tha grupi në një deklaratë, duke shtuar se bordi do të mblidhet për të “përcaktuar hapat e ardhshëm”.
Del Vecchio u rrit në një jetimore. Ai krijoi pasuri prej dhjetëra miliarda euro.
“Leonardo Del Vecchio ishte italian i mrekullueshëm. Historia e tij, nga jetimorja në drejtimin e një perandorie biznesi, duket si një histori e një kohe tjetër. Por është shembull për të sotmen dhe të nesërmen. Prehu në paqe”, tha Komisioneri Evropian i Ekonomisë, Paolo Gentiloni tha në Twitter.
Biznesmeni italian themeloi kompaninë Luxottica në vitin 1961 dhe ndërtoi një kompani që zotëronte markën Ray Ban dhe kombinoi forcat me Essilor të Francës në vitin 2018./UBTNews/