Ka vdekur në moshën 50-vjeçare producentja Vjosa Berisha. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë”, thuhet në njoftimin e tij.
Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest” për 11 vjet./UBTNews/