UBT News

Vdiq piktori Mustafa Arapi

Piktori i njohur, Mustafa Arapi ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, ka konfirmuar vajza e tij, Dorina Arapi.

Ai u lind më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Exit mobile version